Arti i vërtetë? Planifikon të lind në skenë

Tuesday, October 11, 2011 0 comments
Arti i vërtetë? Planifikon të lind në skenë












Artistja Marni Kotak (36 vjeçare) nga New Yorku vendosi që fëmijën e saj të parë ta lindë në skenë para publikut në galerinë Microscope. Ajo deri në momentin e lindjes do të flejë në galeri, ndërsa paralajmëroi vizitorët që kanë dëshirë ta shohin “performancën” e saj të lindjes me titull “Lindja e fëmijës X’ se ajo mund të lindë çdo moment. Përndryshe termini i lindjes është pas pesë javësh. Artistja thotë se lindja e fëmijës “është shkalla më e lartë e artit”. “Shpresoj se publiku do ta kuptojë se jeta njerëzore është vepra më e bukur e artit. Kam vendosur për lindje publike për t’ia dëshmuar njerëzve se jeta reale është shprehja më e mirë artistike. Nuk kam frikë sepse përreth vetes kam njerëz të mrekullueshëm që më ndihmojnë”, tha Kotak. Ajo megjithatë tha se është pak nervoze që do të bëhet nënë, por mendon se kjo është normale. Megjithatë ajo thotë se do të ndihej edhe më nervoz sikur të kishte planifikuar lindjen në spital, shkruan Daily Mail. Artistja tashmë ka planifikuar edhe projektin e saj të ardhshëm të titulluar “Rritja e fëmijës X”. Ajo ka ndërmend ta shndërrojë rritjen e fëmijës në një formë të vërtetë arti.

0 comments:

Post a Comment

 

©Copyright 2011 Kuriozitete | TNB