Çiklisti bëri ndeshje me antilopën (Video)

Tuesday, October 11, 2011 0 comments


Çiklisti bëri ndeshje me antilopën (Video)

14:48 / 11.10.2011
Evan va nder Spuy, çiklist malor i ekipit Jeep South Africa, u godit nga një antilopë derisa po merrte pjesë në garën Albert Falls Dam në KwaZulu Natal të Afrikës së Jugut.E tërë kjo ngjarje u regjistrua me kamerë nga shoku i tij ndërsa videoja u bë hit në YouTube menjëherë. Derisa po ngiste biçikletën nëpër savanë Spuy me siguri as që kishte menduar për kafshët e egra që jetojnë aty.
Dhe sa hap e mbyll sytë pa një antilopë e cila u vërsul drejt tij. Në video dëgjohet shoku i tij Travis Walker duke i thënë Van der Spuyt “Ruaju kaprolli”. Evan vetëm kthen kokën në anën e djathtë dhe më nuk mund të bëjë asgjë.
Sipas gazetës Global Post, Va nder Spuyn e goditi një antilopë mashkull dhe kjo specie mund të peshon mbi 150 kilogramë. Për çudi, ai edhe pse i tronditur nuk pësoi lëndime serioze, edhe pse helmeta iu thye.
Më vonë në Twitter njoftoi se është mirë, vetëm se kishte vrarë pak qafën dhe i falënderoi shokët për ndihmën.



0 comments:

Post a Comment

 

©Copyright 2011 Kuriozitete | TNB