Pleqtë në “t’pame” përfunduan me mbidozë nga marihuan

Friday, October 14, 2011 0 comments






15:28 / 12.10.2011

Shkuan në “të pame” për ta përcjellë mikun e tyre në banesën e fundit por përfunduan në “tripa”. Tre pleq përfunduan në spital pasi gjatë një ceremonie varrimi në Huntigton Beach të Kalifornisë, e tepruan me keksat prej çokollate të cilët ishin të “të pasuruar” me marihuanë.Dy burra 71 vjeç dhe një 82 vjeçar përfunduan në spital pasi filluan të ankohen për marramendje dhe humbje të ekuilibrit. Sipas medieve ata nuk e dinin se keksat ishin të “pasuruar” me marihuanë për nder të mikut të tyre të ndjerë i cili i pëlqente shumë.
Në raportin e policisë thuhet se pjesëmarrësit në varrim nuk ishin informuar paraprakisht se çfarë po hanin, njoftoi cbsnews.com. 

0 comments:

Post a Comment

 

©Copyright 2011 Kuriozitete | TNB