Humbën në fushën me misër

Friday, October 14, 2011 0 comments







15:18 / 12.10.2011



Një familje nga Massachussetsi në SHBA humbi në një fushë shtatë hekatërshe e mbjellë me misër dhe thirrën policinë për t’i shpëtuar nga labirinti ku ishin futur.
Zyrtarët e policisë njoftuan se nëna, babai dhe dy fëmijët e tyre po shëtitshin nëpër fushë të misrit kur filloi t’i rrokë paniku pasi po binte edhe terri. Për ta kaluar labirintin në fushën e fermës Connoers në Danvers nevojitet përafërsisht një orë.
Kur i gjeti policia më ne fund, familja e dezorientuar ishte vetëm disa metra larg daljes. Pronari i fermës Bob Connors i tha gazetës Boston Globe se qëllimisht ka krijuar një labirint në fushën e misrit për t’i çorientuar njerëzit që futen në të.
“Fermën e mbyllim në orën 6, por nuk ua prishim qejfin atyre që dëshirojnë të shëtitin edhe më. Jam i sigurt se nuk do të jenë të fundit që do të humbin në misër”, tha Connors.

0 comments:

Post a Comment

 

©Copyright 2011 Kuriozitete | TNB