Re në formë UFO mbi majën e malit në Rusi
Rusët që jetojnë afër malit Klyuchevskaya Sopka mbetën të shtangur për disa minuta kur panë se majën e malit e kishte mbuluar një re në formë të diskut fluturues. Por kjo duket se nuk i frikësoi shumë pasi kjo nuk ishte UFO, por një formacion i pazakontë i reve.Ky fenomen i çuditshëm i njohur si reja Lenticular ose reja në formë kapele ka ngritur antenat e ufologjistëve dhe atyre që pëlqejnë teoritë konspirative në Rusi. Po ashtu nuk mund t’i fajësosh as fshatarët të cilët menduan për një çast se janë rrethuar nga një racë alienosh.Reja e çuditshme dukej si UFO prej filmit “Mars Attacks”. Kjo fotografi e mrekullueshme është bërë nga fotografi Ivan Dementievskiy, i cili ishte duke bërë një turne në atë rajon. “Nuk mundja të besoja syve kur e pash këtë re – ishte shumë e veçantë dhe njerëzit që jetonin në atë rajon më thanë se s’kishin parë kurrë një gjë të tillë”


0 comments:
Post a Comment