Në finish të maratonës me autobus?!

Friday, October 14, 2011 0 comments



15:24 / 12.10.2011

Një maratonist mbeti pa medalje pasi u zbulua se kishte mbërritur afër vijës së finishit me autobus.Rob Sloan zuri vendin e tretë në maratonën Kiedler pasi kishte kompletuar garën prej 42 kilometrash për një kohë mbresëlënëse prej 2 orë e 51 minuta. Por pjesëmarrësit tjerë të maratonës filluan të dyshojnë pasi thanë se nuk e kishin parë Sloanin duke i kaluar ata gjatë vrapimit.
Fillimisht mohonte çdo mashtrim por Sloan më në fund pranoi se kishte hipur në autobus pasi kishte kaluar gjysmën e maratonës sepse ndihej shumë i lodhur. Ai më pas doli në pistë të vrapimit nga një vend me pemë dhe mori medaljen e bronztë.
Dëshmitarët thanë se e kishin parë të fshehur prapa pemëve derisa dy vrapuesit më të mirë kaluan, pasta ai iu bashkua garës. 31 vjeçari tash do të dëbohet edhe nga klubi i atletikës, Sunderland Harriers, dhe mund t’i ndalohet pjesëmarrja në maratona përjetë

0 comments:

Post a Comment

 

©Copyright 2011 Kuriozitete | TNB